Fjalë Kyçe

Këta janë tre personat që dyshohet se janë prekur me koronavirus në Kosovë

Këta janë tre personat që dyshohet se janë prekur me koronavirus në Kosovë

Tre raste të reja janë konfirmuar me koronavirusin në Kosovë.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazilu ka konfirmuar se të prekur me virus janë një femër dhe një mashkull nga Kosova, si dhe një shtetas Kinez që kishte ardhur në Prishtinë para 3 javësh.

“Një femër 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës në Piaçenza, një mashkull 39 vjeç poashtu nga Prishtina i punësuar në Milano si dhe një shtetas kinez 1992 ka ardh nga Kina në Prishtinë më date 02 shkurt 2020”, ka thënë Fazliu për Reporteri.net.

Ditën e djeshme janë dyshuar tre raste të tjera me koronavirus, por analizat dolën negative.

————–

Raste të reja të dyshuara me koronavirus në QKUK

Raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus.

Lajmi është konfirmuar për Grupin Koha nga QKUK-ja por nuk janë dhënë detaje.

Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.

Dje gjatë ditës u raportuan tri raste të dyshuara me koronavirus, por më pas rezultatet e të tria rasteve dolën negative.