Fjalë Kyçe

Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi, avokati i arrestuar paditë organet e shtetit

Rasti i 16 vjeçares nga Drenasi, avokati i arrestuar paditë organet e shtetit

Abuzimi seksual nga mësuesi dhe më pas polici hetues, ndaj të miturës 17-vjeçare nga Drenasi ka bërë që të ngritët kallëzim penal ndaj organeve shtetërore. Kjo për shkak se së fundmi ishte arrestuar edhe avokati Gazmend Halilaj i cili ka ngritur kallëzim penal ndaj Inspektoratit.

Gazeta Online Insajderi kishte publikuar abuzimet seksuale që fillimisht ndaj 17-vjeçares ishin bërë nga mësues e më pas edhe nga polici hetuesi. Por pas arrestimit të avokatit, vet ai ka bërë kallxom penal ndaj tre hetuesve të Inspektoriatit.

Në arsyetimin e këtij kallëzimin penal, thuhet se katër të dyshuarit e parë kanë kryer veprën penale:

“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 lidhur me 31 të KPK-së, veprën penale Keqpërdorim i informatës zyrtare nga neni 433 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 i  KPK-së”.

Syri.net Kosova ka kontaktuar me avokatin Arbër Fazliu, i cili po mbron kolegun e tij, Gazmend Halilaj.

Fazliu tregon arsyet e klientit të tij për të ngritur padi kundër organeve të shtetit, të cilat, siç thotë ai, po mundohen të devijojnë provat dhe t’i hakmerren Gazmend Halilajt pas denoncimit publik që ai ia bëri rastit të të miturës në Drenas, për të cilën gjë avokati Halilaj u pyet edhe nga e përditshmja amerikane” Neë York Times”.

“Ky arrestim erdhi pasi klienti im bëri kallëzimin penal ndaj prokurorit Ruhan Salihu dhe hetuesve tëIPK-së, si dhe pas deklaratave të avokatit për “Neë Yourk Times” lidhur me rastin e të miturës nga Drenasi, Gazmend Halilaj u arrestua”.

Ai deklaroi se ky arrestim është bërë pa asnjë bazë ligjore nga ana e Prokurorisë, për më tepër të kërkohet paraburgimi i tij.

Më tutje avokati Fazliu i tha Syri.net se nesër rreth orës 12:00 pritet të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, klienti i tij, Gazmend Halilaj. Avokati Gazmend Halilaj është arrestuar dje në orën 14:45.