Deri sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve përreth foshnjës në mitër ose në qumështin e gjirit.
Një grua nga Singapori, e cila ishte infektuar me Covid-19 në mars kur ishte shtatzënë, ka lindur një fëmijë me antitrupa. Ky rast hedh dyshime nëse infeksioni mund të kalojë nga nëna te fëmija.
Celine Ng-Chan tha se djali i saj Aldrin lindi këtë muaj pa Covid-19 por me antitrupa ndaj koronavirusit.