Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e shqyrtimit të rastit të vrasjeve të dy policëve të UNMIK në vitin 2004.
I dënuar për këtë rast ka qenë Shkumbin Mehmeti, por që Prokuroria Speciale ka paraqitur dëshmi të tjera, ku tash të akuzuar të rinj edhe dy veta: Alban Dezdari dhe Bedri Krasniqi, njofton Klan Kosova.
Prokurorja Bukurije Xhonbalaj, ka thënë se gjykatës do t’i prezantojnë materiale që e dëshmojnë akuzën.
Ajo ka prezantuar dëshmitarët e rinj që do të dëshmojnë lidhur me rastin e 15 viteve më parë e të cilat janë gjithsejtë 12, përfshirë të dënuarin e vetëm Mehmeti, i cili do të dëshmoj edhe një herë për atë që ka ndodhur në ditën kritike.
Më pas edhe palët e dëmtuara do ta kenë mundësinë që të deklarohen për pasojat që janë shkaktuar nga dy të akuzuarit e rinj, të cilët do të dëgjohen poashtu në cilësinë e dëshmitarëve.
Derisa seanca është duke vazhduar Dezdari nuk e ka pranuar fajësinë duke thënë se do të paraqes prova të cilat sipas tij do ta nxjerrin në pah të vërtetën.
“Është bërë pazar i prokurorit italian, Danillo Cicarellit i cili e ka kushtëzuar Shkumbin Mehmetin të më përmend mua”, ka pohuar ai.
Deri të shqyrtimi i rastit ka ardhur pas bashkëpunimit të dënuarit, Shkumbin Mehmeti me Prokurorinë.