Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, ka reaguar lidhur me deklarimet e fundit se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel, nëse nuk plotësohet kërkesa e Washingtonit për heqjen e taksës.
Përmes një komunikate për media thuhet se ShBA-të mbajnë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-vë ne kampin Bondseel, shkruan Gazeta Alo.
Reagimi i plotë:
Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt./Gazeta Alo/