Fjalë Kyçe

Reagon ambasada e SHBA-së: Nuk largohemi nga Bondsteeli

Reagon ambasada e SHBA-së: Nuk largohemi nga  Bondsteeli

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, ka reaguar lidhur me deklarimet e fundit se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel, nëse nuk plotësohet kërkesa e Washingtonit për heqjen e taksës.

Përmes një komunikate për media thuhet se  ShBA-të mbajnë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-vë ne kampin Bondseel, shkruan Gazeta Alo.

Reagimi i plotë:

Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt./Gazeta Alo/