Publicisti Veton Surroi i ka dalë krah njërit ndër themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, pas deklaratave të këtij të fundit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Buxhovi, ish-bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Rugovës, ka deklaruar se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër dhe ka pasur shumë të këqija. Ai ka thënë se kjo luftë nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së.
“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ka deklaruar Buxhovi ditë më parë.
Duke mbrojtur Buxhovin, i cili është kritikuar ashpër nga shumë figura të njohura, Surroi ka thënë se “lufta është e ndyrë”.
“Çdo luftë është e ndyrë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Nuk ka luftë të pastër”, ka vlerësuar Surroi në rrjetin social, në internet.