Fjalë Kyçe

Reagon Haxhiu: Veriu është kontrolluar nga grupe kriminale edhe me mbështetje të Prishtinës, jo vetëm Beogradit

Reagon Haxhiu: Veriu është kontrolluar nga grupe kriminale edhe me mbështetje të Prishtinës, jo vetëm Beogradit

Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka marrë vendim që të fus në listë sanksionesh rrjetet e korrupsionit në Evropë, përfshirë edhe grupin e krimit të organizuar në veri të Kosovës, që drejtohet nga Zvonko Veselinoviq.

Lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka quajtur lajm “jashtëzakonisht të mirë”, sanksionimin e grupeve të krimit të organizuar në veri.

Ajo ka shtuar se është theksuar që moti se veriu është i kontrolluar nga grupe të tilla kriminale, që sipas saj, nuk e kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit por edhe të Prishtinës.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë saksionimi i grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq. E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës. Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhiu ka shtuar se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq siç thotë ajo, sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane përcjell reporteri.

Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.