Fjalë Kyçe

Reagon Lufti Zharku: Unë jam partiak, unë jam LDK

Reagon Lufti Zharku: Unë jam partiak, unë jam LDK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfti Zharku, ka reaguar pas deklaratës së kandidatit të kësaj partie për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili në Rubikon tha se ai është apartiak.

“Unë jam apartiak dhe nuk kam qenë kurrë politik, politika është sekondare, mirëpo menaxhimi është primar. Si arkitekt menaxhoj projekte gjatë gjithë kohës”, ka thënë Rama në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Kurse, ish-Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se ai është partiak dhe është LDK.

“Unë jam partiak. Unë jam LDK!”, ka shkruar Zharku në Facebook.