Fjalë Kyçe

Reagon njëri nga miqtë e ngushtë të grabitësit që u vra në Shtime

Reagon njëri nga miqtë e ngushtë të grabitësit që u vra në Shtime

Ka reaguar njëri nga miqtë e Fehmi Gashit, grabitësit që mbeti i vdekur pasi u sulmua nga pronari i një shtëpie në Shtime, ku dyshohet se kishte kryer një grabitje së bashku me tre persona të tjerë të mërkurën.

Në një postim në Facebook, njëri nga miqtë e Fehmi Gashit është shprehur i prekur nga vdekja e mikut të tij.

“Nuk po muj me besu që shkove e na le o Fehmi. Zoti të shpërbleft me parajsë vëlla, shok si ti nuk kom me mujt me pas kurr, t’kom pas krah t’djatht n’momentet ma t’vështira n’jetën tem”, ka shkruar njëri nga miqtë e Fehmi Gashit.

Fehmi Gashi ka mbetur i vdekur, ndërsa shokët e tij me të cilët dyshohet se kishin hyrë për të grabitur shtëpinë e një mërgimtari në Shtime, janë ende në arrati bashkë me 24 mijë franga zvicerane të cilat i kanë vjedhur.