Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar nga policia për aksionin simbolik që po zhvillonin para objektit të Qeverisë.
“I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu ka theksuar se arrestimi i aktivistëve është shkelje e të drejtave të qytetarëve të cilët vetëm se po i kujtojnë Kurtit shkeljen e parimeve të tij.
Kujtojmë që para fillimit të seancës një grup të rinjsh nga AAK-ja, kanë vendosur një arkivol para objektit të qeverisë me qëllim për mos-heqjen e taksës nga Qeveria Kurti.