Fjalë Kyçe

Reagon Seldi ndaj fanses që i kërkon bashkimin e tij me Mimozën

Reagon Seldi ndaj fanses që i kërkon bashkimin e tij me Mimozën

Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra u fejuan gjatë vitit 2017, dhe më pas u ndanë në 2018.

Lidhja e tyre u komentua shumë në media, gjersa dy artistët vazhduan gjithë secili rrugët e tyre.
Mirëpo jo njësoj ndarjen e tyre e kanë pranuar edhe fansat.

Një fanse e zjarrtë e Mimozës, ka qenë ajo e cila së fundmi ka komentuar në një fotografi të këngëtarit Seldi në Instagram, duke kërkuar ribashkimin e tyre.

Ajo i ka shkruar se vajzë më të mirë se Mimoza nuk do mund të gjejë, gjersa i ka shkruar se duhet t’i vijë turp që vardiset me vajza të tjera ,ndërsa etiketon edhe disa prej emrave të njohur.

Në fund të shkrimit, fansja ia bënë të ditur këngëtarit se është një tifoze e flaktë e tij, dhe që do ta dëshironte pafund një ribashkim të tyre.

Mirëpo duke parë këtë koment, Seldi ka vendosur të mos qëndrojë në qetësi, por i është kundërpërgjigjur me ironi fanses, duke i thënë se sipas tij ajo është e mbaruar.

Kundrejt këtij komenti, kanë pasuar edhe replika të shumta nga fansa të tjerë, të cilëve nuk u kanë pëlqyer reagimet të asnjërës palë.