Kreu i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, i cili është edhe kryetar i PSD’së, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke treguar se të gjithë anëtarët e partisë së tij që janë pjesë e ekipit negociator pushojnë së shërbyeri nga ai delegacion.
Ai ka treaguar se nesër do t’i dorëzojnë dorëheqjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë teksa ka komentuar këtë vendim të Kushtetueses, ka sulmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK’në, duke thënë se këto dy parti ishin kundër nismës së partisë së tij për t’ia dhënë kompetencat e dialogut Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur antikushtetues Ekipin Negociator për dialogun me Serbinë që u themelua në mesin e dhjetorit 2018.
Reagimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Sot Gjykata Kushtetuese ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe so të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenesë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurfarë rëndësie ligjore.
Partia Socialdemokrate, vitin e kaluar ka marr iniciativën për të kthyer procesin e vendimmarrjes në lidhje me dialogun me Serbinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një republikë parlamentare, dhe për një interes shtetëror e konsideronim të domosdoshme që procesi të ndërtohet me një unifikim të partive politike për të harmonizuar qëndrimet dhe për të mbrojtur interesat e shtetit tonë në një proces përfundimtar të dialogut Kosovë – Serbi. Po ashtu kërkesa jonë ishte që të hiqet monopoli i presidentit Thaci mbi dialogun dhe vendimmarrja të shpërndahej në institucionin më të lartë ligjvënës në vend.
Kërkesa jonë që kjo të bëhet me 2/3 e votave të Kuvendit u bojoktua nga partitë tjera opozitare. Megjithatë delegacioni u krijua me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duke mos patur besim te implementimi i rezolutës kërkesa jonë e vetme dhe kryesore ishte definimi i kompetencave të delegacionit shtetëror me Ligj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohej autoriteti i Delegacionit si institucion i vetëm që mund të negociojë marrëveshjen me Serbinë. Kësisoji, do të parandaloheshin autorizimet dhe takimet e fshehta të individëve dhe do të pamundësohej një marrëveshje e shpejtë.
Fatkeqësisht, tentimin tonë për të ja dhënë kompentencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV.
Që nesër ne do t’i dorëzojmë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend. Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet koncesus dhe vendimmarje në Kuvend. Përndryshe, pas sfidimit të LDK dhe VV ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Do të vazdojmë të japim qëdnrimet tona konstruktive përmes grupit tonë parlamentar.