Fjalë Kyçe

Reagon Sindikata e Policisë së Kosovës pas sulmeve ndaj zyrtareve policor

Reagon Sindikata e Policisë së Kosovës pas sulmeve ndaj zyrtareve policor

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas sulmit të djeshëm ndaj zyrtareve policor, nga protestuesit serb gjatë aksionit në veri të Njësisë Speciale kundër kontrabandës.

Nga kjo sindikatë kanë dënuar sulmin dhe kanë kërkuar që të bëhët një zgjidhje nga institucionet.

“Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e SPK-së.

Në reagim e tyre ata kanë kërkuar edhe nga qytetarët që ta përkrahin punën e tyre kundër krimit.

“Kërkojmë nga qytetarët e vendit që Policin e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo Qytetari në Republikës e Kosovës”, është thënë në reagimin e policisë.

“Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës”, përfundoi komunikata e SPK-së.

Ky reagim i Sindikatës se Policisë së Kosovës vie pas tensionimit të situatës dje në veri. Ku gjatë aksionit të Njësisë së Policisë kundër kontrabandës janë sulmuar gazetarë dhe policë nga ana e protesutuesve serb, të cilët po kundershtonin këtë aksion.