Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas vrasjes në Prizren, ku e vdekur mbeti një 42-vjeçare.
Përmes një shkrimi në Facebook, krye parlamentari në detyrë, ka shkruar se kjo ngjarje është akt i papranueshëm të cilin e dënon fuqishëm.
“Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut. Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës”, ka shkruar Veseli.
Tutje, ai ka bërë thirrje ndaj policisë e institucioneve që t’i japin dënimin e merituar dorasit si dhe t’i trajtojnë me përparësi këto çështje dhe me përkushtim të veçantë.
“Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë. Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më”, ka shkruar ai.