Los Blancos kanë mposhtur sonte në Santiago Bernabeu skuadrën modeste të Melillas. Shumica e golave u shënuan në pjesën e dytë, derisa rezultati përfundimtar ishte 6-1
Real Madrid ka vazhduar me fitore nën drejtimin e Solarit, derisa sonte ka mundur me rezultat 5-0 skuadrën e Melillas.
Në pjesën e parë të kësaj ndeshje u shënuan 3 gola.
Dy gola për dy minuta i shënoi Marco Asensio, në minutën e 33’të përkatësisht 35’të.
Ndërkaq për golin e tretë u përkujdes Javier Sanchez.
Në pjesën e dytë Reali vazhdoi aty ku e kishte lënë.
Në minutën e 48 në listën e realizatorëve shënohet ISCO ndërkaq në minutën e 75’të, pas një asistimi që kishte bërë në minutën e 35’të për Asencion, Vinicious Junior shënon golin e pestë.
Mysafirët arrin, megjithatë, të shënojnë në minutën e 80 pasi që u akurdua një penallti për ta.
Nga pika e bardhë për mysafirët tregohet Yasini.
Pas golit të pësuar, Real Madridi reagoi pas dy minutave duke bërë rezultatin 6-1. Kurse realizator ishte përsëri Isco. /GazetaExpress/