Fjalë Kyçe

Real Madrid dhe Barcelona mësojnë detajet për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës

Real Madrid dhe Barcelona mësojnë detajet për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës

Barcelona dhe Real Madridi kanë pranuar detajet për ndeshjet e gjysmëfinales kundër Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos.

Gara pritej të mbahej në Arabinë Saudite duke përfshirë kontratë trevjeçare, sidoqoftë shkaku i pandemisë së COVID-19, do zhvillohet në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, detajet përfundimtare janë konfirmuar për skuadrën e Ronald Koemanit që do takohen me Sociedadin me 13 janar në stadiumin e Cordobas “Nuevo Arcange”.

Kurse, Real Madridi do takohet me Athletic Bilbaon një ditë më vonë në stadiumin e Malagas “Rosaleda”, ndërsa finalja do zhvillohet me 17 janar në stadiumin e Sevillas “De La Cartuja”.

Barcelona është skuadra më e suksesshme në këtë garë që e ka fituar 13 herë në histori, “Los Blancos” 11 herë, Athletic në vitin 2015, derisa Sociedadi në 1982.