Real Madrid ka kompletuar transferimin e Brahim Diaz nga Manchester City.
‘Los Blancos’, pas shumë bisedimeve me kampionët e Premierligës, kanë arritur marrëveshje për transferimin në ‘Santiago Bernabeu’ të talentit spanjoll.
Diaz, që përfundonte kontratën me Manchester Cityn në fund të këtij sezoni, i ka kushtuar Real Madridit hiq më pak se 17 milionë euro.
19 vjeçari nga Malaga, ka nënshkruar kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.
‘AS’ shkruan se në këtë kontratë Real Madrid ka paraparë edhe klauzolën liruese të lojtarit, e cila është 750 milionë euro.
Diaz, ka qenë pjesë e Cityt për tri sezone, ku ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në Premierligë.