Real Madrid u kthye në stadiumin “Estadio Santiago Bernabeu” një ditë më herët nga sa pritej, pasi u stërvit para ndeshjes së LaLiga Santander kundër Celta Vigos.
Lojtarët u futën në fushën e blertë për herë të parë në më shumë se një vit e gjysmë, me paraqitjen e tyre të fundit në stadium kundër Barcelonës më 1 mars 2020, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri Carlo Ancelotti vendosi që stërvitjen e fundit ta zhvillojë në Bernabeu, në mënyrë që skuadra të ketë një ndjenjë për fushën para se të riktheheshin.
Trajnimi në fushë është i zakonshëm para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, por u pa si një ide e mirë duke marrë parasysh mungesën e gjatë të Madridit nga stadiumi i tyre.
Ancelotti tani duhet të vendosë për njëmbëdhjetë titullarët e tij për ndeshjen kundër Celtas pas kthimit të Luka Modric, Nacho dhe Marcelos nga dëmtimi.
Florentino Perez mirëpriti ekipin në fushë
Presidenti i klubit Florentino Perez mirëpriti lojtarët dhe stafin në fushën e Bernabeu para seancës stërvitore të tyre të shtunën.