Ylli i Paris Saint Germian, Neymar, nuk është më një objektiv veror i Real Madridit, pretendon ‘AS’.
Neymar është thënë se mund të largohet nga PSG, nëse në drejtim të PSG-së shkojnë ofertat e duhura.
Raportet thonë se kampionët e Ligue 1 preferojnë që 27 vjeçari më parë t’i bashkohet Real Madridit se sa të kthehet në Barcelonë.
Megjithatë, Real Madrid tash më nuk janë të interesuar për nënshkrimin e Neymar.
Synim i ‘Los Blancos’ tani është Kylian Mbappe, që mbetet një objektiv i tyre që një kohë të gjatë.