Fjalë Kyçe

Real Madridi është “mbreti”, njihuni me 10 klubet më aktive në merkato

Real Madridi është “mbreti”, njihuni me 10 klubet më aktive në merkato

Merkatoja e futbollit në Europë vazhdon me intensitet. Ka pasur klube, që i kanë nisur goditjet që në mbyllje të sezonit të kaluar, ka pasur të tjerë që e kanë intensifikuar punën në këtë drejtim nga fillimi i korrikut.

Spanjollja “AS”, përmes një info-grafiku, ka bërë një bilanc të parave të qarkulluara deri më tani, sipas klubeve, në kontinentin tonë. Në shqyrtim janë marrë shumat totale, që përfshijnë paratë e shpenzuara për blerje dhe ato të rimbursuara nga shitjet, në total. 

Sikurse vihet re, në krye qëndron Real Madridi, “mbreti” i merkatos (në hyrje dhe në dalje) deri ditën e sotme, me 393 milionë euro. Në vend të dytë të kësaj liste është Atletico Madrid me 367 milionë euro, ndërsa podiumin e plotëson Barcelona me 211 milionë euro. Pra, La Liga është “kampionia” në këtë drejtim. 

Në këtë përllogaritje, Liga Portugeze përfaqësohet ngas plotëson Benfica me 198 milionë euro të qarkulluara në merkato; Serie A nga Roma, me 134.5 milionë euro; Ligue 1 me Lyon (152 milionë euro); Bundesliga me Bayern Munich (152 milionë euro); Premier League me Chelsea (164 milionë euro) etj. 

Tabela e mëposhtme liston dhjetë klubet më aktive në merkaton e kësaj vere (në të dyja drejtimet, blerje dhe shitje, në total).