Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në gju, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është rikthyernë stërvitje me skuadrën të hënën.
Gjermani mori pjesë në pjesën e parë të stërvitjes së Real Madridit të hënën në mëngjes dhe më pas punoi në një plan specifik fizik, siç bëri edhe Mariano, i cili e dëmtoi muskulin javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Kroos mund të rikthehet në fushë në ndeshjen e Real Madridit kundër CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve.
Edhe Casemiro, Sergio Reguilon dhe Nacho u stërvitën teksa e vazhdojnë procesin e rikuperimit.