Ditën e premte u raportua në media se kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez, nuk do të nënshkruajë kontratë të re, që do të thotë se ai do të largohet në fund të sezonit.
34-vjeçari ka qenë pjesë e ‘Los Blancos’ që 23 vite, dhe do të shpresojë se do t’i jap fund aventurës me madrilenët me dy trofe: La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimit nga Marca, Real Madridi e ka pritur vendimin e Nachos për largim në verë, dhe kjo është arsyeja pse ata tashmë janë duke bërë gati ofertën për qendërmbrojtësin francez Leny Yoro, i cili është objektivi i tyre kryesor për mbrojtjen, së bashku me Alphonso Davies.
Yoro do të jetë një ndër lojtarët më të kërkuar në verë, pasi për të interesim kanë shprehur edhe Chelsea me Paris Saint-Germainin.
Sidoqoftë, Real Madridi mbeten të vendosur për nënshkrimin e tij dhe besojnë se kanë një avantazh ndaj klubeve tjera, për shkak të projektit të tyre sportiv.
Nënshkrimi me Yoron po shihet i domosdoshëm në zyret e klubit, sidomos duke marrë parasysh se Antonio Rudiger dhe David Alaba kanë mbushur të 30-tat.
Tani, mbetet të shihet se a do të avancojnë bisedimet mes Realit dhe klubit të Lille, por një gjë është e sigurt, ‘lufta’ për shërbimet e Yoros do të jetë e ashpër.