Florentino Perez së bashku me Zinedine Zidane kanë vullnetin e plotë për ta rikthyer Realin në një skuadër galaktike.
Eden Hazard është në krye të listës, i cili sipas raportimeve, mendohet që ka arritur akordin me drejtuesit los blancos.
E vetmja gjë që mund ta pengojë atë të largohet nga “Stamford bridge” është fakti që Chelsea-t i është hequr e drejta për të zhvilluar merkato, teksa drejtuesit e klubit shpresojnë që të bindin belgun të ndërrojë mendje dhe të rinovojë kontratën.
Përderisa Eden Hazard mbetet prioriteti kryesorë, klubi i Real Madridit ka hequr dorë përfundimisht nga Sadio Mane dhe Paul Pogba.
Klubi i Real Madridit beson se skuadra e Liverpool nuk e lejon asesi transferimin e Sadio Mane tek një skuadër tjetër, ndërsa Paul Pogba ka kërkuar pagë të madhe, dhe se do të hiqet përfundimisht nga lista.