Fjalë Kyçe

Reçica: Po punojmë që kushtet dhe të drejtat e punëtorëve të jenë më të avancuara

Reçica: Po punojmë që kushtet dhe të drejtat e punëtorëve të jenë më të avancuara

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Skënder Reçica, ka thënë se në Kosovë janë duke punuar vazhdimisht që kushtet dhe të drejtat e punëtorëve të jenë më të avancuara.

”Deri sot kemi punuar mjaft me përkushtim që të drejtat e punëtorëve të marrin një dimension krejt tjetër, kushtet e tyre të jenë në një dimension tjetër, por për sigurinë e shëndetit në punë akoma nuk jemi aty ku dëshirojmë”.

”Sikur po punojmë shumë që siguria dhe shëndeti në vendin e punës të jetë në nivel të duhur ashtu edhe po shpresojmë të ndodhë”, është shprehur ai në Klan Kosova.

”As nuk kemi ndenjur por as nuk jemi duke qëndruar sepse jemi duke punuar. Është punuar, kemi punuar në aspektin ligjor, në kompletimin e normave ligjore me rregullore shtesë për kriteret minimale në sigurimin e shëndetit në vendin e punës”.

Skënder Reçica ka përmendur edhe angazhimet e dikasterit që ai udhëheq duke pohuar se normat ligjore dhe inspektimi pati efekt sidomos në sektorin e ndërtimtarisë në të cilin pati shkelje më së shumti.

”Në vjeshtën e vitit të kaluar filluam një inspektim më intensiv në sektorin e ndërtimtarisë. Brenda një periudhe shumë të shkurtë të paktën dy javë, ne pezulluam 100 punishte ndaj atyre që nuk trajtonin siç duhet punëtorët dhe nuk poltësoni kushtet minimale”.

”Po të shiqohet sot në Prishtinë dhe në qytetet tjera, është ndërruar pamja e ndërtesave që ishin në ndërtim e sipër”.

Ai thotë se nuk ndaluan angazhimet vetëm në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas tij pati edhe inspektime edhe në sektore të tjera të punës.

”Jemi në procedura të shtimit të inspektorëve të rinj. Ende nuk kemi vetëdijësim më të lartë nga ana e punëdhënësve duhet të ndodhë kjo. Ka një avancim sa i përket sigurisë së shëndetit në punë. Do të jemi të pakompromis ndaj atyre që shkelin ligjin”.

Ministri Reçica ka folur edhe për çështjen e rritjes së pagës minimale në Kosovë, ide për të cilën tha se pritet një propozim i ri ndërsa pohon se është parë dëshirë e deputetëve për të gjetur gjuhë të përbashkët në lidhje me këtë kërkesë për pagat.

”Shqetësimi rritet akoma më shumë sa i përket çështjes së pagës minimale, sepse ne e dijmë sa është kostoja familjare për shkollim të fëmijëve qoftë për shkollë të mesme apo shkollim të lartë. Secili që ka një mandat përpiqet për më të mirën, por nuk është punuar në mënyrë të duhur”.

”Si Këshill Ekonomik Social së shpejti do të kemi një propozim të ri, ku do të përcillet me ndryshim të pagës minimale. Paga minimale është mbetur aty ku është ka mbetur e shkallëzuar, madje ka vullnet që të gjendet një gjuhë e përbashkët”.