Fjalë Kyçe

Refuzoi që fëmijët t’i dërgonte në shkollë, Prokuroria nis hetimet

Refuzoi që fëmijët t’i dërgonte në shkollë, Prokuroria nis hetimet

Një muaj më parë është raportuar se disa të mitur nuk po ndjekin mësimin në Fushë Kosovë për shkak të prindit të tyre.

E në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës tashmë ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore, me dyshimin që prindi ka kryer veprën penale keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Për t’i hetuar rrethanat e këtij rasti, është angazhuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Përmes një përgjigjje me shkrim, nga prokuroria thanë që me qëllim të ruajtjes së procedurës për të mitur, nuk mund të ndajnë më tepër detaje.

Me rastin është marrë edhe Qendra për Punë Sociale në Fushë Kosovë, megjithatë ata thonë që nuk ka zhvillime të tjera, për shkak që familja refuzon të bashkëpunojë.

Por Xhigoli thotë se nuk kanë pasur mundësinë që si qendër të bëjnë më tepër.

Mirëpo më tepër detaje për këtë familje, ka drejtoresha e shkollës “Selman Riza”.

Ajo thotë që prindi vite më parë kishte pyetur në shkollë për dokumentet që duhen për regjistrim të fëmijëve, për të mos u paraqitur më në këtë vend.

Kësisoj drejtoresha Remzie Bogujevci, tha që është detyruar të shkojë në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet I.I.

Një muaj më parë, televizioni T7 kishte vizituar familjen e të dyshuarit, ku i njëjti kishte thënë që nuk i dërgon fëmijët në shkollë, pasi që synon të largohet jashtë vendit.