Fjalë Kyçe

Regjim i ri vizitash në spital, urdhri i ri i Ministrisë, disiplinim i familjarëve të pacientëve

Regjim i ri vizitash në spital, urdhri i ri i Ministrisë, disiplinim i familjarëve të pacientëve

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar së fundmi vendosjen e disiplinës për aksesin e vizitorëve.

Ajo kërkon hartimin e një rregulloreje të brendshme që duhet të ndiqet dhe të respektohet nga të gjithë familjarëve e pacientëve që marrin shërbim mjekësor, sidomos në shërbimet e urgjencës.

Për familjarët duhet të krijohen ambjente të posacme ku mund të presin, përjashtim bën rasti kur mjeku vetë vlerëson praninë e familjarit.

Pas incidentit që ndodhi në urgjencën e QSUT-së ku i afërmi i një pacienti dhunoi mjekun infeksionist, Ministria e Shëndetësisë urdhëron çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak të marrin masa që regjimi i hyrjeve dhe daljeve të bëhet konform orarit të vizitave për familjarët e pacientëve të shtruar, i cili do të jetë dy herë në ditë. Si dhe të mos lejohen vizitorët të jenë në ambiente ku ofrohet shërbimi i specializuar, raporton Tch.

Orari i vizitave në shërbimin e reanimacionit spitalor do të jetë paradite 11:00 deri në 12, dhe mbasdite nga ora 18:00 deri në 19:00; ndërsa në shërbimin me shtretër nga ora 12:00 deri në 13:00 të mesditës dhe mbasdite nga ora 12:00 deri në 19:00.