Nuk iu desh shumë dhe menjëherë hyri në top emrat e rejave më të përfolura.
Flasim për Herolinën, renë e Gilit, e cila po komentohet mjaft shumë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.
Përveç famës së vjehrrive që i ndihmoi goxha shumë të bëhet e famshme, ajo tani po arrin ta mbajë gjatë tërë kohës vëmendjen kah vetja.
Kjo falë postimeve të bukura e jo rrallë herë provokuese që ndan për ndjekësit e saj.
E sot Herolina ka publikuar një video nga palestra ku shihet në top formë.