Fjalë Kyçe

Reka: Javën që vjen, SHBA-ja dhe BE-ja ndezin motorët për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit

Reka: Javën që vjen, SHBA-ja dhe BE-ja ndezin motorët për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në Ballkan me administratën Biden për të arritur paqen e papërfunduar aty.

Reka në Facebook ka shkruar se ushtrimet ushtarake “Defender 21” ishin mesazh i qartë i diplomacisë së mbështetur me forcë.

“Java që vjen, sjell ndërmjetësimin Euro-Atlantik në Prishtinë. Uashingtoni dhe Brukseli ndezin motorët diplomatik për arritjen e paqes së papërfunduar të Ballkanit. Koordinimi i Bajdenit me BE-në, zëvendëson konfrontimin e Trumpit me unionin evropian”, ka shkruar ai.

Pas tërheqjes së ish-presidentit Barack Obama dhe Donald Trump nga Ballkani, Joe Bideni po e rikthen Amerikën në rajon, ka thënë ai.

“’Hard Power’ i Bajdenit, zëvendëson ‘Soft Power’ të Obamës dhe ‘Twitter Power’ të Trampit”, ka përfunduar Reka.