Fjalë Kyçe

Reka: Nuk e pranojmë konceptin e kombit statistikor

Reka: Nuk e pranojmë konceptin e kombit statistikor

Kandidati për president, Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushatën e filloi nga sheshi Skënderbeu në Shkup.

Ai tha se shqiptarët e përçarë duhet paraprakisht të arrijnë konsensusin me vëllain para konsensusit me fqinjin.

Reka tha se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se nuk e pranojnë konceptin e kombit statistikor.

“Me votën tuaj tregoni se ne nuk jemi 20 përqindëshi anonim siç na trajtojnë 20 vite. Dëshmoni se ju nuk e pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar. Sepse deri më tash shqiptari asnjëherë nuk u zgjidh president i këtij vendi, ishim 100 për qind tatim pagues, por ende tash e 20 vite na trajtojnë 20”, ka thënë Reka.