Fjalë Kyçe

Rekomandohet suspendimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës, pas zjarrit të djeshëm në stacionin e policisë në Drenas

Rekomandohet suspendimi i tre punonjësve të Policisë së Kosovës, pas zjarrit të djeshëm në stacionin e policisë në Drenas

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës.

Dy prej tyre zyrtar policor dhe një nga stafi civil i PK-së.Rekomandimi për suspendimin e tyre erdhi pas zjarrit të djeshëm në Stacionin Policor në Drenas.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar dje për një rast zjarri në zyrën e arkivit të Stacionit policor në Drenas. Nga zyrtarët policor janë ftuar edhe ekipet e zjarrfikësve. Zjarri është lokalizuar përderisa hetuesit e IPK-së së bashku edhe me njësitet tjera relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke hetuar rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit e që sipas hetimeve fillestare dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje u shtua se rekomandimi për suspendim që është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”.