Fjalë Kyçe

Rëndohet gjendja në QKUK, 272 pacientë të shtruar me koronavirus

Rëndohet gjendja në QKUK, 272 pacientë të shtruar me koronavirus

Po vazhdon gjendje e rënduar në QKUK teksa po rritet numri i pacientëve që po trajtohen aty për COVID-19.

Sipas raportit të fundit nga QKUK, 272 pacientë po marrin trajtim në spitale nga COVID-19, shkruan lajmi.net.

196 nga ta janë pozitivë me COVID-19, teksa 194 janë me oksigjenoterapi.

Nëntë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Raporti i plotë:

272 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

196 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

194 me oksigjeno-terapi

9 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 113 pacientë të shtrirë, 76 prej tyre Covid-19 pozitivë, 96 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 72 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 159 pacientë, 120 prej tyre Covid-19 pozitivë, 98 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 27 pacientë

Spitali i Gjakovës, 53 pacientë

Spitali i Pejës, 26 pacientë

Spitali i Gjilanit, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.