Ty Dolla Sign është reperi i njohur amerikan, i cili solli hitin “Off Guard” me këngëtaren shqiptare, Elvana Gjata.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se ai tashmë mund të jetë pranë burgosjes, pasi është i përfshirë në rrjetin e drogës, transmeton “Panorama”.
TMZ shkruan se Ty Dolla Sign do të përballet me tri akuza të rënda, të cilat janë posedimi i kokainës, posedimi i tetrahidrokanabidolit dhe kanabisit.
Gjithashtu bëhet e ditur se nëse gjykata vendos ta shpallë fajtor reperin, ai mund të dënohet me 15 vite burg.
Ndërkohë arrestimi i tij u bë më 5 shtator nga policia në Atlanta, të cilët gjetën drogë në çantën e tij. Por deri tani nuk është përcaktuar data kur do dalë në gjyq.