Fjalë Kyçe

Reperja përballet me kritika pasi nuk e ndali këngën kur u alivanos balerina në skenë

Reperja përballet me kritika pasi nuk e ndali këngën kur u alivanos balerina në skenë

Iggy Azalea tha se ajo ndihet “e dërrmuar” dhe se ajo “nuk mund të bëjë asgjë si duhet” në një postim emocional të Instagram të enjten.

Këngëtarja, 28-vjeçare, u tha ndjekësve të saj se ishte ‘e rraskapitur’ pasi u përball me një mori kritikash pasi nuk e ndali këngën në momentin kur balerina e saj shoqëruese u rrëzua në skenë në Rio de Zheneiro në Brazil, natën e kaluar.

Artistja po performonte këngën e saj Vejusha e zezë, kur kërcimtarja u rrëzua në dysheme dhe pësoi një lëndim.

Pasi u përball me ndjekësit për mos ndalimin e shfaqjes për të kërkuar ndihmë mjekësore për balerinën, ajo publikoi një mesazh ku shkruhej: “Ndonjëherë ndihem i lodhur nga bota’.

‘Ndjehem sikur çdo gjë që bëj është një rast për njerëzit që të më tregojnë pse jam kaq e keqe, pse muzika ime është e trishtuar, pse rrobat e mia janë të shëmtuara, pse nuk vlej asnjë dysh apo pse jam një person i tmerrshëm’.

Ajo e mbylli me një thirrje për tifozët e saj, dhe ata që e urrenin që të jenë më të ‘butë’ me të dhe me të tjerët.

‘Kur sheh se sa njerëz kënaqen duke u sjell vrazhdë ndaj njëri-tjetrit është dëshpëruese’, shkroi reperja.

Gjatë ditës, Iggy u kyq në Instagram për të njoftuar tifozët e saj mbi incidentin e frikshëm, duke thënë se ajo thjesht donte ‘të informonte të gjithë ata që pyesin nëse balerina është OK’.

“Ajo është duke u ndjerë shumë më mirë”, shkroi këngëtarja duke shtuar se konfiskimi u shkaktua nga ‘dritat dhe nxehtësia’ në skenë.

Azalea pastaj luti tifozët e saj të mos shpërndanin fotot e kërcimtares së lënduar.

Ajo shkroi: “E di që është e lehtë të bësh një status për dikë që ka pësuar aksident, por dikush ka alivanosje nuk është qesharake, është vërtet e frikshme!

“Kështu që shpresoj që tifozët e mi të mos i ripostojnë disa prej pamjeve të valltares”.

Por artistja australiane u përball në Twitter me tifozët e indinjuar të cilët e dënuan këngëtaren për reagimin e saj.

‘Ajo madje as nuk e ndaloi këngën në mënyrë që të siguroheshin që mjeku të vinte të mirrte vajzën e gjorë jashtë skenës. Çfarë njeri i brishtë!

Një përdoruese tjetër, e identifikuar si @shishybaby, e qortoi po ashtu rëndë këngëtaren: ‘A është ajo  psikopate? Si mund ta shihni dikë që ka një rrezik serioz për jetën dhe ajo prapë vazhdon të REPOJË mbi trupat e tyre.

Megjithatë tifozët e tjerë treguan mbështetjen e tyre për Iggy: “Më vjen keq, ju nuk e meritoni atë që ndodhi.

“Jini të fortë Iggy”, kishte shkruar një tjetër tifoz: “Ju jeni një person i pabesueshëm, një artist i mrekullueshëm, mos u ndjeni të përbuzur, mos fajësoni vetveten, ju e dini sa e madhe jeni dhe ka njerëz që brohorasin për ju!” /Gazeta Alo/