Fjalë Kyçe

Reshjet e shiut dhe borës bllokojnë disa zona në Serbi

Reshjet e shiut dhe borës bllokojnë disa zona në Serbi

Reshjet e mëdha të dëborës, të shoqëruara nga erëra shumë të forta, kanë shkaktuar probleme për trafikun në rajone të ndryshme në jug të Serbisë.

Zonat më problematike janë ato të Novi Pazar dhe Sjenicës, ku reshjet e dëborës kanë bllokuar arteriet e shumta rrugore.

Dhjetëra automjete ngecën në dëborë dhe në akull dhe ekipet e shpëtimit kanë punuar tërë natën për të ndihmuar shoferët dhe pasagjerët të cilët kanë kaluar orë të tëra në të ftohtë dhe në errësirë.

Sipas njoftimeve të medieve, një person humbi jetën prej të ftohtit. Në disa zona është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe moti i keq ka shkaktuar në shumë pjesë ndërprerje të energjisë elektrike.