Fjalë Kyçe

Reshjet e shiut, vërshohet qyteti i Pejës

Reshjet e shiut, vërshohet qyteti i Pejës

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në Komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.

Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

Telegrafi më herët ka raportuar se qyteti i Pejës është në rrezik nga vërshimet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit në Lumbardh.

Përveq pamjeve që ka siguruar Telegrafi nga situata aktuale në Pejë, në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe pamje tjera ku uji ka mbuluar disa sipërfaqe. Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë.