Fjalë Kyçe

Zbatimi i masave anti-COVID, policia dhe AUV vihen në veprim

Zbatimi i masave anti-COVID, policia dhe AUV vihen në veprim

Policia e Kosovës edhe sonte në këtë natë me shi ka intesifikuar kontrollet në tërë Kosovën për respektimin e masave antiCovid, të vëna nga Ministria e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid19.

Menjëherë pas orës 10:30, qëkur fillon ora policore në vend, patrullat policore kanë dalë në terren për të monitoruar respektimin e kësaj mase.

Në disa fotografi shihet se njësitet policore së bashku me ekipin e Inspektoratit kanë kontrolluar edhe disa lokale që s’kanë respektuar orarin e punës deri në ora 22:00.

Të njëjtit edhe kanë gjobitur qytetarët të cilët kanë bërë shkelje të këtyre masave anticovid.

Ndryshe, gjatë 24 orëve Policia e Kosovës ka shqiptuar 595 tiketa në bazë të ligjit Covid19.

“Shëndeti dhe siguria e qytetarëve tanë vazhdon të mbetet prioritet në këtë periudhë pandemiePolicia e Kosovës që nga shfaqja e rasteve të para të infektimit me virus Covid-19 është angazhuar me përkushtim në ofrimin e mbështetjes për autoritetet shtetërore në funksion të menaxhimit të situatës, implementimit të planeve në zbatim të masave dhe kufizimeve për të parandaluar përhapjen e virusit.

Pavarësisht detyrave dhe angazhimeve tjera policore, në çdo kohë dhe në çdo vend, Policia është duke operuar me zyrtarët e saj dhe Inspektorët e AUV, për të kontribuar në respektimim e masave dhe në ruajtjen e shëndetit publik.

Prandaj, respektoni masat e vendosura në të mirë të secilit, në të kundërtë do të merren masa ndëshkuese sipas ligjit”.