Arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka marrë vëmendjen e agjencisë së lajmeve Reuters.
Kjo agjenci shkruan se dy partitë më të mëdha në Kosovë arritën marrëveshjen për ta krijuar Qeverinë e re, gati katër muaj pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.
“Albin Kurti, udhëheqësi 44 vjeçar i partisë së majtë (Vetëvendosje) ka thënë se do të bëhet kryeministër dhe do të qeverisë në bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe grupe të tjera”.
Reuters thekson se një ndër sfidat më të mëdha për secilën Qeveri do të jetë, negocimi i një marrëveshje me Serbinë fqinje, e cila nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.