Fjalë Kyçe

Rezarta Shkurta: Pata fatin që njoha “një zonjë, histori”

Rezarta Shkurta: Pata fatin që njoha “një zonjë, histori”

Rezarta Shkurta, bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës, bëri një reagim pas ndarjes nga jeta të Nexhmies, ish-gruas së diktatorit. Shkurta shkruan se pati fatin të njihte “një zonjë, histori”, nhdërsa thotë se Nexhmia ishte një grua shekullore nga mosha, fuqija dhe dija e saj.

Rezarta Shkurta vlerëson te gjyshja e bashkëshortit të saj përpikmërinë, aq sa në fund shkruan se Nexhmia iku pasi kishte zbatuar planin siç kishte bërë gjithmonë.

Postimi i plotë i Rezarta Shkurtës: Pata fatin të njohë një zonjë, “Histori”. Një gjyshe e stërgjyshe të dashur. Një grua shekullore për nga mosha, fuqija dhe dija e saj. Një grua luftarake deri në fund. Kujtimet dhe përshtypjet e para që kam për Nexhmije Hoxhën ishte përpikmëria. Oraret e sakta pa lëvizur sekondi, në zgjimin, vaktet, takimet apo kur ulej të shkruante kujtimet e saj. Për mua aso kohe por edhe sot ishte edhe është e pabesueshme se si një njeri për aq vite me aë përpikëmëri të organizaonte jetën e saj.

Më pas pata fatin të isha fotografja personale. Ndërkohë që e fotografoja këtë zonjë 99 vjeçare, pasi me kish cituar me përpikmëri se si e dëshironte foton, apo korigjonte në mënyrë të detajuar në këndet fotografike, kuptoja se ajo rastësisht kjo zonjë kish bërë histori. Një nga planet e saj ishte të realizonte librin e saj të fundit “Përjetime dhe meditime në jetën time politike”, e më pas e qeshur shoshte mund të iki nga kjo botë. Dhe ashtu bëri kjo zonjë e mahnitshme, e zbatoi planin siç kish bërë gjithë jetën e saj. E fortë, e kthjellët me një memorie të jashtëzakonshme, sot nuk u zgjua nga pushimi i pasdites, por la pas dashurinë dhe një trashëgimi historike. U prehsh në paqe nëna Mija!

https://www.instagram.com/p/B9CUa8oJXWL/