Fjalë Kyçe

Rezistenca heroike e familjes Jashari nga viti 1991 deri në 1998

Rezistenca heroike e familjes Jashari nga viti 1991 deri në 1998

22 vjet më parë humbi jetën komandant Adem Jashari dhe 54 persona të tjerë nga Prekazi, 22 nga familja e komandantit.

Ishin ditë të ftohta janari të vitit 1991.

Një sulm i papritur ndodhi në fshatin Prekaz, të komunës së Skenderajt.

Ishte hera e parë që forcat serbe, sulmuan familjen Jashari nga ky fshat.

Krejt kjo pasi që i kishin rënë në gjurmë, aktiviteteve të Adem Jasharit që po përgatiste rezistencë kundër shtetit serb.

Por, kjo nuk e zmbrapsi kurrë komandantin legjendar Adem Jashari e as familjen e tij.

(Pamje  Nga minuta 15:00)

Ata vazhduan rezistencën, edhe për disa vjet.

Ndërkohë, kjo familje sërish u sulmua edhe në janar të viti 1998.

E të plagosur këtu mbetën dy gra të familjes Jashari.

Pas këtij sulmi u regjistrua edhe kjo intervistë e rrallë e Hamzë Jasharit.

Ai rrëfeu se si ishin sulmuar nga forcat serbe.

Edhe Babai i Komandantit Adem Jashari, Shaban Jashari, nën kulmin e shtëpisë së së cilit jetuan katër gjenerata, ishte i patrembur.

Së bashku me burrat e tjerë të mbledhur në odën e tij, ishin vendosur t’i bënin rezistencë Serbisë.

Por, një sulm edhe më i ashpër do të ndodhte vetëm pak kohë më pas.

Mëngjesi i 5 marsit, i gjeti të rrethuar familjen e komandantit të UCK-së, Adem Jashari.

Anëtarët e kësaj familje të patrembur rezistuan për orë të tëra ndaj sulmit të egër të forcave serbe.

Kësaj radhe tek kullat e Jasharajve u vranë 55 persona.

22 prej të cilëve ishin familjarë të familjes Jashari. Këtij sulmi në Prekaz i shpëtoi vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

Një ditë më pas, u varrosën të gjithë ata.

Tani Prekazi është shnëdrruar në vendin më të vizituar në Kosovë.

Kjo pasi që këtu prehen eshtrat e komandantit legjendar të UCK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.