Fjalë Kyçe

“Rezistimi i qeverisë Haradinaj edhe nëse bllokohet dialogu do të shndërrohej në fitore të pakthyeshme të Kosovës”

“Rezistimi i qeverisë Haradinaj edhe nëse bllokohet dialogu do të shndërrohej në fitore të pakthyeshme të Kosovës”

Profesori dhe analisti politik, Milazim Krasniqi ka deklaruar se nëse qeveria Haradinaj reziston dhe nëse dialogu bllokohet, deri sa të ndodhin ndryshime në Bruksel e eventualisht edhe në Uashington, kjo do të shndërrohej në fitore të pakthyeshme të Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Krasniqi ka treguar edhe arsyet se si mund të shndërrohet kjo në fitore të pakthyeshme të Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Nëse qeveria Haradinaj reziston dhe nëse dialogu bllokohet, deri sa të ndodhin ndryshime në Bruksel e eventualisht edhe në Uashington, kjo do të shndërrohej në fitore të pakthyeshme të Kosovës. Si? 1. Kosova do të dilte nga tutela neokolonislaiste ku e mbajnë SHBA dhe Brukseli, tash njëzet vjet. 2. Kosova do të eliminonte nga skena e vet politikanët që nuk e durojnë presionin e të huajve. 3. Kosova do të dëshmonte se i mbijeton presionet e Serbisë. 4. Kosova do ta sfidonte edhe lidershipin e Tiranës, së paku këtë që shohim në versionin e një lideri kundërthënës e aventurier siç është Edi Rama./Gazeta Alo/