Nënkryetari i deritashëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Feim Ademaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky funksion për shkak të rezultatit siç thotë ai zhgenjyes të kësaj degë në zgjedhjet lokale.
Ky veprim, ai thotë se është akt moral dhe i përgjegjshëm para elektoratit të Aleancës në Pejë.
“Është zhgenjyese fakti që dega e Pejës, si dega më e madhe e AAK-së, duke e krahasuar më zgjedhjet lokale te vitit 2017, humbi 7652 vota për kryetar dhe 4482 vota për kuvend komunal, duke humbur edhe 3 vende në kuvend”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtar, kryetar të nendegëve dhe struktura tjera të degës se AAK-së në Pejë
Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, i cili ishte rezultat zhgenjyes për degën e AAK-së në Pejë, jap DORËHEQJE nga pozita e nenkryetarit të parë të degës, si AKT MORAL dhe i përgjegjëshem para elektoratit të Aleancës në Pejë.
Është zhgenjyese fakti që dega e Pejës, si dega më e madhe e AAK-së, duke e krahasuar më zgjedhjet lokale te vitit 2017, humbi 7652 vota për kryetar dhe 4482 vota për kuvend komunal, duke humbur edhe 3 vende në kuvend.
Pas këtij rezultati është e moralshme të dorëhiqet edhe kryetari i degës (edhe ashtu i mandatuar nga KD deri në çertifikim të këtyre zgjedhjeve), dhe në këtë menyrë të hapet rruga për zgjedhje të brendshme të degës.
Dega e AAK-së në Pejë, ka njerëz të rinjë dhe të reja që dijnë, duan dhe munden ta ngritin degën në nivele më të kënaqshme dhe ta bëjnë konkurente të denjë më partinë e parë.
Dega e AAK-së në Pejë, nuk mund të shkojë perpara më një menaxhim autoritar e me shkelje statutare, por më një udhëheqje reformiste e më mëndësi unifikuese.
Të gjitha strukturave, antarve dhe bashkpunëtorve ju jam mirënjohës çdo herë për bashkpunim dhe perkrahje.
P.s. Deri në një riorganizim tjeter, mbetem vetem një anëtar Aleancës.
Ju faleminderit të gjithëve.
Më shumë respekt