Fjalë Kyçe

Rezultatet e fundit, Prishtina në balotazh

Rezultatet e fundit, Prishtina në balotazh

Në komunën e Prishtinës tashmë është në përfundim procesi i numërimit të të gjitha votave. Ku sipas këtyre rezultateve në këtë komunë do të shkohet në balotazh.

Kjo pasi asnjëra nga partitë nuk arriti 51 për qind të votave.

Balotazhi do të zhvillohet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati VV-së në këtë komunë Arben Vitia 42.39 për qind të votave, ndërsa ai i LDK-së Perparim Rama ka marrë 29.30 për qind.