Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 20-të në Ligën e Parë.
Vushtrria ka triumfuar në derbin e javës përballë Vitisë me rezultat 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Labinot Osmani në pjesën e dytë.
Kështu vushtrriasit rimarrin kreun e tabelës pas vetëm 24 orëve, ndërkohë që Vitia mbetet në zonën e barazhit përpara Vëllaznimit.
Dukagjini është rikthyer te fitoret, derisa në shtëpi e ka mposhtur Arbërinë, sikurse edhe Bashkimi që ka triumfuar minimalisht ndaj Trepçës.
Rezultatet e javës së 20-të në Ligën e Parë:
E shtunë:
Fushë Kosova – Onix 1:0
Ramiz Sadiku – Vëllaznimi 1:0
Drenasi – Kika 1:1
2 Korriku – Vllaznia 1:0
Istogu – Besa 1:4
E diel:
Vushtrria – Vitia 1:0
Dukagjini – Arbëria 3:0
Bashkimi Koretin – Trepça 1:0