Fjalë Kyçe

Rice flet për dy supergolat ndaj Real Madridit

Rice flet për dy supergolat ndaj Real Madridit

Declan Rice ka thënë se lojtarët e Arsenalit i janë përmbajtur atë që e kërkoi trajneri Mikel Arteta.

“Ky ishte mesazhi që nga fundjava. Duhet të jemi shumë të bindur që mund të dalim në fushë dhe të fitojmë. Si grup ishim vërtetë bindës. Është dashur të shënojmë në pjesën e dytë”, ka thënë Rice për Amazon Prime.

Ai më pas foli për golin e parë nga goditja e dënimit.

“Kam goditur murin shumë herë, apo topi ka shkuar mbi shtyllë. Zakonisht ne krosojmë, por më pas e pash murin dhe pozitën e portierit. Mendova që të provoja. Dhe Bukayo më tha që thjeshtë ta ndieja”, ka thënë Rice.

Po goli i dytë?

“Për të dytin kisha vetëbesim. E godita. Nuk do të rrëmbehem tani, pasi është edhe një ndeshje. Jam i entuziazmuar, i lumtur, jam në qiell. Por pas disa vjetësh do ta kuptoj që ajo që bëra sonte është vërtetë e veçantë. Tani duhet të jemi gati për Bernabeu”.