Fjalë Kyçe

Rihanna këngëtarja më e pasur në botë sipas Forbes

Rihanna këngëtarja më e pasur në botë sipas Forbes

Sipas prestigjiozes ‘Forbes”, këngëtarja nga ishujt Barbados, Rihanna është këngëtarja më e pasur grua. Ajo ka rrëmbyer vendin e parë të kësaj liste me një pasuri që arrin 600 milionë dollarë.
‘Forbes’ ka shkruar se një pjesë e madhe pasurisë së Rihannës u grumbullua pas partneritetit të saj me kompaninë e luksit LVMH me të cilën në 2017-ën hodhi në treg linjën e saj të produkteve kozmetike, ‘Fenty Beauty’.

Nga shitja e këtyre produkteve të bukurisë ajo ka përfituar rreth 570 milionë dollarë për vetëm 15 muaj.
Ajo nuk është ndalur me kaq duke e zgjeruar aktivitetin e saj edhe me të brendshme dhe së shpejti dhe me linjën e veshjeve që pritet të vijë së shpejti.

Për t’iu dedikuar biznesit Rihanna është tërhequr përkohëisht nga muzika, ndonëse ka lajmëruar se po punon me albumin e saj të ri.