Fjalë Kyçe

Rikthehen pagesat tek laurat në hyrje-dalje të QKUK-së

Rikthehen pagesat tek laurat në hyrje-dalje të QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje.

“Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore” thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore, është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen.