Fjalë Kyçe

Rikthehen temperaturat e larta gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Rikthehen temperaturat e larta gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas njoftimit, kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Reshjet e shiut të cilat e kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve, fillimisht më të fokusuara ishin në veriperëndim dhe verilindje të vendi.

“Ndonëse këto reshje ishin të mirëseardhura për gjitha fushat, nuk do të thotë se mbaruan temperaturat mbi 30 gradë Celsius. I nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius. Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.