Fjalë Kyçe

Rikthehet Bundesliga, Rashica kërkon golin e radhës

Rikthehet Bundesliga, Rashica kërkon golin e radhës

Bundesliga rikthehet këtë të martë me javën e 16-të të kampionatit që vjen me një super-sfidë.

Në Signal Iduna Park, Borussia e Dortmundit pret kryesuesit e Leipzig në një duel për titullin.

Skuadra e Nagelsmann kryeson renditjen me 33 pikë, 4 më shumë se verdhezinjtë dhe 6 më shumë se kampionët në fuqi të Bayern-it.Asnjë prej dy skuadrave nuk luan për barazim dhe spektakli është i garantuar në këtë supersfidë që do të startojë në orën 20:30.

Java e 16-të e kampionatit gjerman megjithatë nis me përballjen Ëerder Bremen-Mainz, me Milot Rashicën që do të kërkojë golin e radhës në Bundesliga me shpresën që këtë herë skuadra e tij të marrë tre pikët.