Sokol Cikalleshi ishte një prej të munguarve të mëdhenj të ndeshjes kyçe të eliminatoreve të botërorit atë përball Polonisë më 12 tetor.
Sokol Cikalleshi: Kam patur edhe më parë raste të rezultoja pozitiv pr të nesërmen kam dalë negativ dhe kam luajtur madje kam shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ku dolëm të parët në grup, shpresova shumë të ishte edhe ky një rast i tillë por doktori më tha mos u lodh kot sepse këtë herë je 100% pozitiv.
Po si tu duk si ndeshje? Si tu duk këtë herë që ishe spektatorë si të gjithë?
Cikalleshi: Tani nuk mund të flasim edhe për rastet dhe për çfarë ndodhi sepse diskutime do të ketë gjithmonë edhe në ndeshjet q ne do të fitojmë. Kemi edhe dy ndeshje ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Minimumi të lëm një nga ekipet si Hungari pas në renditje.
Dy ndeshjet e radhës luajmë me më të fortën e grupit Anglinë dhe Andorrën çfarë llogarish mund të bëjmë?
Cikalleshi: Anglia dihet se kush është por ne nuk do të shkojmë të mundur atje. Eshtë një ndeshje shumë e vështirë, më e vështira e të gjithë grupit, por futbolli është futboll dhe prandaj është i bukur dhe asnjëherë nuk i dihet. Pastaj kemi një ndeshje që duhet fituar me Andorrën.
Pas shuarjes së ëndrrës për kualifikim në botëror ka patur shumë diskutime në lidhje me të ardhmen e trajnerit Reja.
Cikalleshi: Do të doja shumë që Reja të vazhdonte tek skuadra jonë Këtë nuk e them vetëm nga ana personal, por duke e parë situatën në tërësi, kombëtarja ka bërë hapa përpara. Ishim në kohën e De Biazit kur ne luanim një sistem loje difensiv strikt, ku mendonim në fillim mos të pësonim më pas ca të dilte përpara, tani luajmë në sulm, kontrollojmë topin e menaxhojmë dhe shënojmë./tch